Telegrafi

Maqedonia për herë të parë merr pjesë mbledhje të NATO-s si anëtare e e plotë

Maqedonia e Veriut sot mbajti mbledhjen e parë ministrore si anëtare e plotë e NATO-s e që u mbajt përmes ‘tryezës online’ të 30 ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s dhe gjeneralit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg përshëndeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO edhe atë në kohe kriza duke thekusar se kjo paraqet sinjal të qartë për rajonin dhe aleancën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo tregon se në kohë pasigurie ne duhet të forcojmë institucionet multilaterale, sfidat globale kërkojnë përgjigje globale, dhe kiza me covid-19 e dëshmoi këtë”, tha Stoltenberg.

Tema kryesore, sipas AIM, ishte kriza shëndetësore me coronavirusin në botë, me çka mobilizohen edhe kapacitet e vendeve anëtare të NATO-s.

“Personeli ushtarak ju ndihmon aleatëve me transportin mjekësor, evakuim, tranposrt të pacientëve etj”, sqaroi Stoltenberg./Telegrafi/