Telegrafi

Maqedonia për herë të parë do të eksportojë qumësht me cisternë

"Në Bullgari ka mungesë të qumështit, kurse Maqedonia ka sasi të mjaftueshme. Kantaktin tashmë e kemi bërë. Tani fermerëve i mbetet që të merren vesh vetë për fillimin sa më të shpejtë të eksportit", tha Spasenoski.

Në Ballkan çmimi i qumështit është prej 22 deri në 35 centë.

Ministri Spasenovski, siç informoi raportuesi i MIA-s, sot paradite do të marrë pjesë në Konferencën e dytë ndërkombëtare të ministrave të bujqësisë me temë "Siguria e ushqimit në nivel global – sfidë globale për politikën dhe industrinë". Pasdite do të mbahet Samiti i parë i Berlinit i ministrave të bujqësisë në të cilin gjithashtu do të bëhet fjalë për sigurinë e ushqimit.