Site icon Telegrafi

Maqedonia para 10 mijë pjesëmarrësve në panairin e turizmit në Berlin

Maqedonia edhe këtë vit tradiocionalisht merr pjesë në panairin më të madh botëror për turizëm ITB në kryeqytetin e Gjermanisë. Sipas Agjencisë Informative të Maqedonisë, këtë vit përkrahë prezantimit të ofertave turistike të Maqedonisë, vëmendje tek vizituesit tërhoqën edhe turizmi aktiv, pasuria kulturore dhe bukuritë natyrore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç pjesëmarrjes së rregullt të Agjencisë për promovim dhe ndihmë të turizmit në ITB, këtë vit për pjesëmarrje interes kanë treguar edhe sektori privat turistik, që panairin në Berlin e shfrytëzuan për promovim të ofertave të tyre para partnerëve potencial.

Sot në Berlin përfaqësuesit e Maqedonisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim me Agjencinë ndërkombëtare për bashkëpunim të Japonisë, e cila do t’i promovojë turistët potencial në Maqedoni, Serbi, Shqipëri, Malin e Zi dhe Bosnjë. /Telegrafi/

Exit mobile version