Telegrafi

Maqedonia me papunësi më të ulët historike prej 24,5%

Kriza politike në vend e merr haraçin e vet në ekonomi përmes paralajmërimeve për rishqyrtim të investitorëve lidhur me investimet, përmes anulimit të porosive dhe planeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë në kushte të këtilla të vështirësuara të ekzistencës, padyshim ekonomia është mjaft e qëndrueshme dhe jep rritje më të madhe nga se pritej. Së paku kështu prognozon Banka Botërore.

Sipas këtij institucioni, Maqedonia do të ketë rritje më të madhe nga se është planifikuar fillimisht, respektivisht bankierët nga Uashingtoni i rritën prognozat për vendin tonë për 0,3 për qind krahasuar me pritjet e janarit, në 3,7 për qind rritje të BPV në vitin 2016, me se vendi jonë do të ketë një ndër normat më të mëdha të rritjes në rajon.

Sipas pritjeve, rritja ekonomike në dy vitet e ardhshme duhet të rritet në katër për qind, që sugjeron se ekonomia e Maqedonisë, edhe përkundër krizës politike, është në gjendje të qëndrueshme, ndërsa kjo te qytetarët jep shpresë për pritje reale për hapje të vendeve të reja të punës dhe rritje të standardit jetësor. Pritjet në këtë drejtim janë të mëdha, mbetet vetëm të realizohen./Telegrafi/