Site icon Telegrafi

Maqedonia organizon garën botërore ushtarake në mundje

Nga 19 e deri më 25 shtator, Maqedonia do të jetë nikoqire e edicionit të 31-të të garës botërore ushtarake në mundje, ku do të marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 32 vende të botës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga pjesëmarrësit në këtë garë janë edhe 19 sportisë të cilët kanë marrë pjesë në lojrat olimpike të sivjetme në Rio të Brazilit, kurse disa janë edhe fitues medaljesh të arta në gara olimpike dhe botërore.

Maqedonia në këto gara do të përfaqësohet me 18 sportistë, pjesëtarë të ARM-së, kurse pjesë e garës do të jenë edhe tre gjyqtarë dhe dy trajnerë./Telegrafi/

Exit mobile version