Telegrafi

Maqedonia nuk mbylli kufijtë me Kosovën dhe Serbinë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nuk dha rekomandim që të mbyllen kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.

Vendimi për mbylljen eventuale të kufijve me këto dy shtete do t’ia lë ta merr Qeveria e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për ‘A1on’, thotë se momentalisht kufijtë mbeten ashtu siç janë, derisa t’i marrin informacionet e nevojshme nga vendet fqinje.