Site icon Telegrafi

“Maqedonia nuk i ka përcaktuar ende prodhimet strategjike bujqësore të saj”

Maqedonia nuk i ka përcaktuar ende prodhimet strategjike bujqësore të saj, pasi që duhet që këtyre prodhimeve t’u jepet rëndësia që e meritojnë.

Ognen Orovçanec, kryetar i Odës së Agro-Biznesit, thotë se prodhimi duhet të trajtohet nga fara, e deri te prodhimi, përfshi kontributet, subvencionet dhe mbështetjet tjera, për të arritur rezultat më të mirë.

Në një diskutim me agjencinë AIM, Orovçanec thotë se për një bujqësi të suksesshme, të qëndrueshme dhe konkurruese, duhet të dihet se ku do të përfundoj fryti, para se të mbillet.

Ai shprehet për respektim të ujdive ndërmjet bujqve dhe blerësve të prodhimit, të zbatohet teknologji e re bashkëkohore dhe të ndiqen standardet botërore./Telegrafi/

Exit mobile version