Telegrafi

Maqedonia nuk është në negociata me FMN-në

Kjo bëhet e ditur në reagimin e sotëm të Ministrisë së Financave, pas lajmit që e publikoi gazeta ekonomike gjermane Handelsblat, në të cilën është bërë e ditur se Maqedonia është në mesin e vendeve që kërkojnë ndihmë nga FMN-ja.

Maqedonia nuk është në negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) por nuk përjashton mundësinë që nën ndikimin e krizë globale ekonomike, nëse paraqitet nevoja, të merret parasysh ky opsion, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Gazeta gjermane, duke iu referuar burimeve të afërta me FMN-në publikoi se Maqedonia, Bullgaria, Kroacia, janë në mesin e vendeve që kanë kërkuar ndihmë nga FMN-ja.