Site icon Telegrafi

Maqedonia nuk është e aftë t’i shfrytëzojë fondet evropiane për zhvillimin e turizmit

Ekspertët konsiderojnë se Maqedonia i shfrytëzon me vështirësi paratë evropiane të dedikuara për mbështetjen dhe zhvillimin e turizmit.

Deri tani nuk ka të dhëna të sakta se sa mjete janë shfrytëzuar në vitet e kaluara, ndërsa sipas profesorit të Fakultetit të Turizmit në Ohër, Naume Marinoski, rajoni rreth Liqenit të Ohrit në periudhën e ardhshme duhet të zhvillohet në mënyrë më intensive.

“Maqedonia është njëra prej vendeve që i shfrytëzonte shumë vështirë IPA fondet. Shpresoj se gjatë periudhës së ardhshme do të thjeshtësohet procedura për marrjen e garantëve që hapen gjerësisht. Ne duhet doemos t’i përcaktojmë në mënyrë parimore bartësit e politikës turistike dhe bartësit e ekonomisë turistike”, Naume Marinoski, profesor i Fakultetit të Turizmit.

Përmes projektit për konkurrencë rajonale dhe lokale në të cilin hyjnë projekte edhe nga fusha e turizmit, në dispozicion janë 24 milionë euro.

“Është i dedikuar për të gjithë faktorët nga fusha e turizmit që drejtpërdrejt do të ndikojnë në përmirësimin dhe avancimin e kapaciteteve. Kjo do të thotë investim në pjesën e infrastrukturës me qëllim të përmirësimit të qasjes deri te atraksionet, infrastrukturë e përgjithshme për përmirësimin e përshtypjes së përgjithshme të turistit, investim në produkte ose shërbime të reja dhe të përmirësuara, vendosje të produkteve inovative dhe zgjerim të shërbimit momental”,  tha Marija Blazh, specialiste për zhvillim të turizmit.

Blazh shprehet se janë lehtësuar tashmë mënyra e aplikimit. Nga thirrja e parë tashmë kanë rezultuar 147 projekte.

Exit mobile version