Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 54-të nga 167 vendet në Indeksin e prosperitetit për vitin 2019, të publikuar nga Instituti londinez “Legatum”.
Sipas Institutit Legatum, e cila për vete konfirmon se është i angazhuar për zhdukjen e varfërisë dhe arritjen e prosperitetit duke forcuar një ekonomi të hapur, shoqëritë gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e njerëzve, nga 167 vendet e përfshira në indeks, 148 vende – me 88 përqind të popullsisë së botës, është vërejtur përparim në prosperitet krahasuar prej vitit 2009.
Maqedonia ka rezultate të mira për sa i përket investimeve (vendin e 52) si dhe kushteve të jetesës (vendi 50). Më e ulta është në fushën e arsimit (vendi i 86). Që nga viti 2009, Maqedonia është ngritur për një vend, 54 (në vitin 2009 ishte në vendin e 55).
Nga vendet e Evropës Lindore, Estonia zë pozicionin më të lartë në listën e Indeksit të prosperitetit, në vendin e 21-të, Slloveninë 27-të, pasuar nga Hungaria (46-ta), Rumania (47-ta) dhe Bullgaria (49-ta).
Mali i Zi renditet në vendin e 50-të, Serbia në vendin e 52-të, Shqipëria në vendin e 65-të dhe vendin e 70-të Bosnja dhe Hercegovina.
Në fund janë Bjellorusia (73), Rusia (74), Moldavia (81), Azerbajxhani (92) dhe Ukraina (96)./Telegrafi/