Telegrafi

Maqedonia nesër futet në fazën e verdhë

Maqedonia nesër do të futet në fazën e verdhë dhe do të jetë nën ndikimin e valës së të nxehtit, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Për shkak të temperaturave, Ministria e Shëndetësisë porosit që të shmanget ekspozimi direkt ndaj diellit në orën prej 11 deri 17, të veshen veshje të lehta, të mbrohen sytë dhe koka, të konsumohet ushqim i lehtë, ujë dhe të shmangen pijet alkoolike.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu porositë që personat me sëmundje kronike të marrin në rregull terapinë e paraparë.

Deri në fund të kësaj dhe javës tjetër, temperaturat do të jenë mbi 30 gradë celcius, ndërsa përreth Vardarit edhe në 35 gradë./Telegrafi/