Maqedonia ditën e enjte e fillon procesin e skriningut për aderim në Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Komisionin Evropian në Bruksel nesër shkon delegacioni prej 40 anëtarësh e përbërë nga përfaqësuesit e më shumë ministrive dhe institucioneve, të udhëhequr nga Bujar Osmani, i cili e filloi skriningun për kapitujt 23 drejtësia dhe të drejtat themelore. Në delegacion do të jetë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane ditën e diel në konferencë shtypi tha se fillimi i sqarimit të skriningut është pikë kthese me të cilën Maqedonia dhe formalisht e fillon pjesën e fundit drejtë BE-së.
Hapjea e kapitujt të parë nga 33 gjithsej nga faza e parë do të thotë se do të ketë 33 vizita në Bruksel ose mbi 1.000 persona që do të marrin pjesë në shqyrtimin e skriningut. Pastaj do të përgatitet faza e dytë ose skriningu bilateral që do të jetë më kompleks dhe më i thellë.
Procesi pritet që të mbaroj në qershor të vitit 2019-të me çka duhet të fillojnë edhe bisedimet për anëtarësim në BE./Telegrafi/