Magazina e New Yorkut “Global Finance” ka bërë vlerësimin e vendeve më të sigurta në botë.
Nga 128 shtete, Maqedonia për nga siguria është në vendin e 59-të, përcjell Telegrafi Maqedoni. Si vendi më i sigurt është Islanda për të vazhduar me Zvicrën dhe Finlandën ndërsa si vende më të pasigurta janë shtetet si Jemeni dhe Filipinet.
Nga vendet e rajoni më mirë rendit, Sllovenia në vendin e 12-të, Kroacia në vendin e 22, Bullgaria 45, Bosnja dhe Hercegovina 56, Greqia 57, Serbia 58 ndërsa Shqipëria në vendin e 69-të.
Në shpjegimin e kësaj listë ceket se gjatë renditjes janë marrë parasysh tre faktorë: lufta dhe paqja, siguria personale dhe rreziku nga fatkeqësitë natyrore./Telegrafi/