Site icon Telegrafi

Maqedonia në mesin e vendeve me liri ekonomike më të madhe në botë

Maqedonia është radhitur në vendin e 33-të në botë dhe e 17 -ta në Evropë sipas indeksit të lirive ekonomike për vitin 2019-të që e ka përpunuar, Heritage Foundation, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raport thuhet se Maqedonia dhe më tej është vend i qëndrueshëm makroekonomik, ndërsa në performancat ekonomike vendore ka ndikuar kriza politike.

Si vërejtje kryesore theksohen niveli i ekonomisë së zezë e cila përfshinë në mes 20 dhe 45 për qind nga BPV, shpenzime joproduktive publike, si dhe ekziston kornizë ligjore, por ka dobësi në zbatimin e tyre. Janë të nevojshme reformat strukturore të cilat do të drejtohen në luftën kundër korrupsionit dhe administratës së rënduar.

Maqedonia është radhitur si vendi më i mirë në rajon. Pas saj radhiten Bullgaria 37, Kosova 51, Shqipëria 52, Sllovenia 58, Serbia 69, Bosnja dhe Hercegovina 83, Kroacia 86, Mali i Zi 92 dhe Greqia 106.

Në raportin e Heritage Foundation janë përfshirë 180 vende të botës./Telegrafi/

Exit mobile version