Temperaturat ekstreme të ulëta kanë ndezur alarmet e verdha dhe portokalle tek institucionet në Maqedoni, ndërsa siç informojnë nga Qendra regjionale për menaxhim me kriza pjesa veriperëndimore dhe verilindore e shtetit janë në fazën e portokalltë, kurse pjesa në mes Kumonvës është në fazën e verdhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Informacione më të detajura rreth këtyre fazave mund t’i gjeni në web faqen http://studenibranovi.mk/, ndërsa paralajmërime për mbrojtje nga moti i ftohtë dhe rreziqet e mundshme në shëndet gjatë temperaturave të ulëta mund t’i gjeni në fletushka të shtypura ose në linkun vijues http://studenibranovi.mk/mk_opsti_preoraki.asp
Gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë moti i ftohtë, me kushte për reshje të reja të borës./Telegrafi/