Telegrafi

Maqedonia në fazën e portokalltë, kërkohet të lirohen nga puna të moshuarit dhe gratë shtatëzënë

Maqedonia në tre ditët në vazhdim do të jetë në fazën e portokalltë, kështu informojnë nga Ministria e Shëndetësisë në njoftimin drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

E enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jetë nën masën e nxehtë dhe Maqedonia do të jetë e kapluar nga masa e ajrit të nxehtë.

”Ministria e shëndetësisë, në bazë të Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave nga vala e të nxehtit mbi vendbanimet ne Republikën e Maqedonisë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve rekomandon që të lirohen nga angazhimet e punës gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike që janë mbi moshën 60 vjeçare. Punëdhënësve ju këshillohet që te riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të shmangin aktivitetet në ambiente të hapura në periudhën kohore prej orës 11 deri 17.”

”Ministria e Shëndetësisës rekomandon që të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17, veçanërisht u rekomandoket institucioneve për kujdesin e fëmijëve (kopshtet e fëmijëve) të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura në këtë periudhë kohore.”

”Për qytetarët e vendit kujtojmë se është e nevojshme t’i respektojn rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtja nga ekspozimi i drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17, mbathje e rrobave të lehta, konsumim i ushqimeve të lehta dhe lëngjeve, mënyrë higjienike e përgaditjes së ushqimit dhe marrje e terapisë së rregullt për pacinetët me sëmundje kronike.” thuhet në njoftimin e MSH-së. /Telegrafi/