Sonte, e sidomos nesër, siç parashikon meteorologu Sllavço Poposki, në Maqedoni pritet të ketë stuhi lokale dhe e fortë, e përcjellë me reshje të dendura të shiut që mund të shkaktojë vërshime, erëra të forta, shkarkime të forta elektrike dhe paraqitje breshëri.
“Temperaturat nga nesër, e sidomos nga e diela e tutje, do të ulen shumë dhe do të rriten në intervalin prej 15 deri në 23 gradë, sidomos gjatë javës së ardhshme”.
“Për shkak të stuhisë së pritur rekomandojmë kujdes ekstrem. Me këtë depërtim të ajrit shumë më të ftohtë nga veriu, bora e parë pritet edhe në vendet më të larta malore të rajonit, ndërsa javën e ardhshme është e mundur edhe në Maqedoni”, thotë Poposki.
Ndryshe, ditë më parë nga moti i ligë që kaploi Shkupi, u regjistruan dëme të mëdha materiale, ndërsa ka pasur 349 raportime nga qytetarët./Telegrafi/