Telegrafi

Maqedonia mund të futet në listën e zezë të blerjeve online?

Një qytetar i Shkupit ka pritur tre muaj për të pranuar një prodhim të blerë në rrjetin online ”Aliexpress”, por nuk i pranoi kurrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kompania ia ka kthyer 90% të harxhimeve, por i ka konfirmuar se dërgesa i është dërguar. Shkupjani ka reaguar edhe në postë, por nga atje thonë se duhet të ketë ndryshime në sistemin e porposive.

Ndërkaq, burime të Kanal5 thonë se postierët do të dënohen rëndë nëse vërtetohet se është bërë ndonjë vjedhje. Këto gjëra mund të ndikojnë që Maqedonia të futet në listën e zezë dhe të mos kemi mundësi të bëjmë blerje online nga jashtë./Telegrafi/