Në periudhën e institucioneve jofunksionale, paralajmërohet për valë të re nga emigrantët. Maqedonisë i bëhet thirrje të mos përsërisë procedurat e BE-së të cilat nuk u treguan të suksesshme në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Martin Berzak, duke përkujtuar përvojat e hidhura të Sllovakisë në ballafaqim me emigrantët, alarmon për rreziqe të reja nga emigrantët.
Ndërsa një pjesë e analistëve tregojnë për disa strategji të cilat vendi sipas tyre, duhet t’i ndërmerr për shkak të ndodhive në Turqi, e cila nuk e përjashton mundësinë të lëshojë numër më të madh të refugjatëve në periudhën që vjen./Telegrafi/