Bashkrenduesja kombëtare për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, Magdalena Nestorovska, më 20 dh 21 korrik, mori pjesë në konferencën ”Partneriteti publiko-privat në luftën kundër tregtisë me njerëz”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky aktivitet është organizuar në Moskë, nga përfaqësuesi i posaçëm i OSBE-së dhe bashkërendues për luftë kundër tregtisë me njerëz, Madina Jarbussynova, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë.
Në konferencë morën pjesë përfaqësues të 40 shteteve, bashkërendues kombëtar, si edhe raportues të luftës kundër tregtisë me njerëz, përfshi përfaqësues të një numri të OJQ-ve, të sektorit privat, sindikatave dhe opinionit akademik.
Konferenca siguroi shkëmbim përvojash në kuadër relevant ndërkombëtar dhe të instrumenteve juridike të luftës kundër tregtisë, shfrytëzimit në sektorin privat, rolin e shtetit dhe sektorit privat për identifikimin në kohë, si edhe identifikimin e metodave parandaluese dhe masave për uljen e rrezikut të shfrytëzimit të punëtorit në sektorin privat./Telegrafi/