Telegrafi

Maqedonia mori hua të re milionëshe sipas planit të Qeverisë së vjetër

Edhe pse tashmë kemi Qeveri të re në Maqedoni, përsëri ka ndodhur një huamarrje e re e Qeverisë së vjetër, huamarrje e parafundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kësaj radhe janë ofruar letra shtetërore me vlerë gjashtëmujore dhe një letër 15 vjeçare, kurse gjithsej janë marrë 8.1 milionë euro hua. Nesër do të bëhet kthimi i një borxhi me vlerë të njëjtë.

Huamarrja e fundit e Qeverisë së vjetër është caktuar për më 20 qershor, edhe pse nuk janë publikuar prospektet./Telegrafi/