Maqedonia mori 23 milionë dollarë grand nga ShBA-të për zhvillim. Marrëveshja është nënshkruar mes Republikës së Maqedonisë përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuara nga Agjencisë së ShBA-ve për zhvillim ndërkombëtar, USAID.
Për këtë qëllim, Maqedoninë e vizitoi përfaqësuesi i lartë i USAID-it Gretchen Birkle, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në nënshkrimin në Ministrinë e Financave, të pranishëm ishin edhe ambasadori amerikan Jess Baily dhe drejtori i zyrës së USAID-it në Maqedoni David Attaberry.
“Mjetet janë parashikuar për aktivitete që do të mundësojnë rritje në sektorin privat, përfshirje më e madhe e qytetarëve në sjelljen e vendimeve” theksoi Ministri i Financave Dragan Tevdovski.
Zëvendës-ndihmësi i administratës së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Gretchen Birkle shpreson se këto iniciativa do t’i ndihmojnë Maqedonisë të përshpejtojë rrugën jo në vetë qëndrueshmërinë dhe në anëtarësimin drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Projektet tona kanë për qëllim të përforcojnë konkurrencën e ndërmarrjeve e vogla dhe të mesme, që të përmirësojnë qasjen deri tek financat, të sigurojnë siguri më të madhe energjetike. Për ta promovuar marrjen pjesë e qytetarëve, programet tona do të përkrahin përforcimin e shoqërisë qytetare dhe zmadhimin e profesionalizmit të mediave të pavarura. Për ta përforcuar qeverisjen e mirë, do të sigurojmë ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve të ekzekutivit, trupit legjislativ dhe trupave kombëtare zgjedhore. Dhe në fund, që t’i përforcojmë marrëdhëniet midis etnive, do të përkrahim aktivitete që përmirësojnë integrimin ndëretnik dhe rrisin përfshirjen e grupeve të margjinalizuara në shoqëri”, tha Birkle.
USAID nga viti 1993 deri sot në Maqedoni kanë investuar 640 milionë dollarë në programe që krijuan vende të reja të punës, përkrahën zgjedhje korrekte dhe të lira, përmirësuan marrëdhëniet ndëretnike dhe kontribuuan në përfshirjen e grupeve të margjinalizuara./Telegrafi/