Ministria e financave ka njoftuar rreth zhvillimeve të sotme për ankandin e letrave shtetërore me vlerë, duke bërë të ditur se kërkesa ka qenë tre herë më e madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për këtë arsye, kamata është ulur në 0.2%. Kërkesa ishte për 5 miliardë denarë, por Ministria bën të ditur se janë lëshuar vetëm 1.9 miliardë denarë ashtu siç ishte parashikuar me prospektet.
Ministria hedh poshtë akuzat e LSDM-së duke i quajtur si propagandë e tyre kundër letrave shtetërore me vlerë, edhe pse sipas ministrisë, vetë kjo parti i ka futur në zbatim.
Njiherit. Ministria e financave bën të ditur se me buxhetin e vitit 2017, parashihet që deficiti të mbulohet edhe nga burime të brendshme./Telegrafi/.