Site icon Telegrafi

Maqedonia merr pjesë në ‘Terra Madre Salone del Gusto’

Prodhuesit e Maqedonisë edhe sivjet do të jenë pjesë e ”Terra Madre Salone del Gusto”, aktiviteti më i rëndësishëm që i kushtohet kulturës së ushqimit, organizuar nga Slow Food, nga 22 deri 26 shtator në Torino të Italisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 5000 përfaqësues nga 160 vende, mbi 800 ekspozues, 300 prezidiume të Slow Food dhe 500 bashkësi për ushqime të Terra Madre.

Maqedonia do t’i prezantojë prezidiumet e specit të Bukovës dhe fikun e ëmbël të egër, rrushin dhe mjaltin./Telegrafi/

Exit mobile version