Site icon Telegrafi

Maqedonia mbështet financiarisht personat me invaliditet

Nga sot e deri më 30 shtator, personat me invaliditet do të mund të aplikojnë për projektin e ri qeveritar, përmes të cilit do të fitojnë mbështetje financiare për blerje veture, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Personat me më së paku 80% invaliditet të ekstremiteteve të poshtme, personat e verbër, personat me probleme në dëgjim, si edhe personat me pengesa intelektuale, do t’u kompenzohen deri 180.000 denarë për taksë doganore, TVSH dhe akcizë, gjatë blerjes së një veture.

Ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, theksoi se projekti do të mundësojë lëvizshmëri më të lehtë të personave me invaliditet, si edhe përfshirje në bashkësi./Telegrafi/

Exit mobile version