Telegrafi

Maqedonia lidere për vdekshmërinë e foshnjave

Rritet numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme , ndërsa fatkeqësisht Maqedoni është lider në Evropë për nga numri i vdekjeve të foshnjave. Shkak për këtë është sensibilizimi i dobët i të rinjve me shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv.

Organizatat joqeveritare që punojnë në vlerësimin e “Strategjisë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010- 2020” thonë se edhe pas gjashtë viteve nga miratimi i strategjisë, rezultatet janë dëshpëruese.

“Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontracepsioni oral, niveli i informimit tek të rinjtë për shëndetin seksual është shumë i ulët, kem urrejtje, homofibi”, deklaroi Drashko Kostovski nga HERA.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë në konferencë për media ku prezantuan këto rezultate nuk lejuan pyetje nga gazetarët dhe paralajmëruan plan aksioni për zbatimin e Strategjisë për shëndet seksual dhe reproduktiv./Telegrafi/