Site icon Telegrafi

Maqedonia lidere për edukimin e fëmijëve përmes dhunës

“Maqedonia është vend me shkallën më të lartë të edukimit të fëmijëve përmes dhunës, krahasuar me vendet e rajonit. Por, ky problem si dhe problemi me të gjitha llojet e tjera të dhunës mbi fëmijët është global dhe i përfaqësuar në të gjitha vendet dhe kërkon reagim urgjent nga shoqëria. Dhuna në moshën fëmijërore, krijon mundësi që ata të zhvillohen në personalitete me probleme të ndryshme”.

Këto janë qëndrimet e një pjese të pjesëmarrësve në mbledhjen dy ditore rajonale të organizuar nga UNICEF, në të cilën përfaqësuesit e rajonit biseduan për të drejtat e fëmijëve.

“Të gjitha analizat dhe hulumtimet që i ka UNICEF tregojnë se madje edhe në rajon Maqedonia ka shkallë më të lartë të edukimit përmes dhunës. Kjo tregon se ne krijojmë dhunë, nuk punojmë në parandalimin dhe të krijojmë shoqëri të padhunshme, por që në familje dhe në moshën më të hershme krijojmë sjellje të dhunshme dhe i mësojmë fëmijët tanë për dhunën”, tha në fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Benjamin Perks nga UNICEF konsideron se problemi me dhunën mbi fëmijët është global, por që vendet e BE-së tashmë kanë zhvilluar model i cili jep rezultate dhe do të ishte mirë të zbatohet edhe në rajon.

Në takim, pjesëmarrësit e shtatë vendeve nga rajoni bisedojnë për përparimin e arritur në suaza të aksionit rajonal, do t’i ndajnë leksionet e nxjerra dhe iniciativat, do t’i identifikojnë sfidat e tjera të përbashkëta të vendeve-pjesëmarrëse, si dhe strategjitë për zgjidhjen e tyre pas përfundimit të aksionit.

Në tre vitet e fundit, shtatë vende punojnë në përforcimin e sektorit qytetar për ndjekjen më të mirë të realizimit të të drejtave të fëmijëve, promovimin e shërbimeve inovative dhe gjithëpërfshirëse dhe rritjen e përkrahjes publike për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përfshirja sociale e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Exit mobile version