Të gjithë refugjatët të cilët ishin të vendosur në qendrën tranzitore në Tabanoc policia mbrëmë, papritmas dhe pa shpjegim ata i ka kthyer në Greqi, bën të ditur NOVA. Bëhet fjalë për rreth 49 refugjatë nga Siria dhe Iraku, gra, fëmijë, të moshuar që kanë qëndruar në qendër për një vit. Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga organizatat jo-qeveritare që merren me problemin e refugjatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata tani janë të bllokuar në kufi me Greqinë dhe nuk e dinë se ku duhet të shkojnë.
Sipas qendrës, mbrëmë vonë rreth orës 11 ka ardhur policia pa paralajmërim ose shpjegim refugjatëve u ka thënë që të bëhen gati pasi i kthejnë në Greqi. Pas kësaj refugjatët shpejtë janë ngarkuar në autobuza dhe janë dërguar në kufirin me Greqinë.
Jozyrtarisht, nuk ka më shumë para për refugjatët në Maqedoni. Në kampin në Gjevgjeli ushqimet e tyre ishin shumë të pakta.
MPB njoftoi se do të shpjegojë se çfarë po ndodh. /Telegrafi/