Site icon Telegrafi

Maqedonia krijon mbi 600 ton hedhurina në vit

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 në Maqedoni janë mbledhur 610.227 ton hedhurina që paraqet rënie prej 1.6%, krahasuar me vitin 2015, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më shumë hedhurina janë mbledhur në rajonin e Shkupit – 160.290 ton (26.2%). Nga numri i përgjithshëm, amvisëritë përfshihen me 84%, kurse pjesa tjetër mblidhet nga personat fizik (hedhurina komerciale).

Mirëpo, në këtë vit janë krijuar gjithsej 796.585 ton hedhurina, që paraqet një sasi prej 376 kg hedhurina për kokë banori dhe është për 1.1% më pak se viti 2015./Telegrafi/

Exit mobile version