Site icon Telegrafi

Maqedonia kërkon ndihmë financiare nga BE kundër coronavirusit

Maqedonia e Veriut po kërkon ndihmën e Evropës në luftën kundër coronavirusit. Po kërkohet rialokimi i fondeve IPA, ndërsa 50 milion eurot e alokuara këtë vit si shpërblim për proceset e reformave, së bashku me 8 milion euro nga viti i kaluar, të përdoren për të luftuar krizën.

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i ka dërguar një letër Oliver Varhleyi, Komisionerit për Zgjerimin të BE-së, dhe shkëmbeu mesazhe dje me të, si dhe me Christian Danielson të Drejtorisë së Zgjerimit të BE-së, dhe qeveria ka biseduar edhe me shumë vende të tjera anëtare të BE-së.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski pati një takim me Samuel Zhbogar, ambasadorin e BE-së në vend, të martën, ku kërkoi rialokimin e fondeve IPA në mënyrë që ne t’i përdorim ato si një mjet për të luftuar coronavirusin.

“Ne kemi marrë 50 milion euro për arritjet e reformës këtë vit, 8 milion euro që nga viti i kaluar, ndërsa ne po bëjmë çmos që t’i përdorim këto para për këtë situatë krize. Në të njëjtën kohë ne po dërgojmë specifikime të pajisjeve mjekësore dhe materialit që na nevojiten te të gjithë miqtë tanë, si dhe vendet anëtare të BE-së dhe aleatët e NATO-s”, tha Dimitrov./Telegrafi/

Exit mobile version