Maqedonia është mbërthyer nga moti i ftohtë dhe nga bora që ka zbardhur çdo metër të vendit por në disa vende trashësia e borës që ka rënë ka kaluar kufinjtë nga çka prisnin nga Drejtoria për punë Hidrometeorologjike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme Mavrova ka pasur 61 cm borë, Pozharane ka pasur 60 cm borë, Tetova ka pasur 40 cm borë, Topollçani ka pasur 25 cm borë, Kriva Palanka ka pasur 22 cm borë, Gjurishte ka pasur ka pasur 22 cm borë, Berova ka pasur 20 cm borë, Manastiri dhe Krusheva kanë pasur 18 cm borë, Ohri ka pasur 17 cm borë kurse kryeqyteti i Maqedonisë ka pasur 13 cm borë./Telegrafi/