Site icon Telegrafi

Maqedonia ka tregtuar më së shumti me Gjermaninë dhe më pas me shtetet tjera të Evropës

Vlera e përgjithshme e shumës së mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-korrik të këtij viti është 2.710.525.000 dollarë ose në kundër vlerë të denarit 149.607.482.570 denarë dhe shënon rritje prej 5.6% në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç publikoi sot Enti, vlera e mallit të importuar, në shtatë muajt e parë të këtij viti është 3.821.115.000 dollarë, që është për 4.4% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Këmbimi i mallit ka qenë 6.531.641.000 denarë. Deficiti tregtar në periudhën janar-korrik të këtij viti është 1.110.590.000 dollarë. Mbulimi i importit me eksportin është 71 përqind.

Sipas qarkullimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar, në shtatë muajt e parë të 2016, Maqedonia më së shumti ka tregtuar me Maqedoninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Italinë. /Telegrafi/

Exit mobile version