“Kemi siguruar 50 respiratorë shtesë përmes huas së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të cilat i ka siguruar UNDP nëpërmjet çmimeve të volitshme”.
Këtë e theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani. Ai potencoi dhjetëra nga respiratorët do të arrijnë deri më 5 qershor, ndërsa disa të tjerët deri në fund të muajit.
“Kjo do të thotë se me ato nga Bashkimi Evropian gjithsej kemi siguruar 70 respiratorë, ndërsa vlerësimi i Ministrisë së Shëndetësisë është sasi e mjaftueshme e respiratorëve që të sigurohen nevojat e klinikave tona”, tha zëvendëskryeministri.
Ndryshe, shteti më herët shpalli edhe thirrje publike për blerjen e respiratorëve, por e njëjta u anulua, ndërsa autoritetet shëndetësore theksuan se sërish do të shpallin thirrje publike për respiratorë./Telegrafi/