Site icon Telegrafi

Maqedonia ka rreth 700000 duhanpirës

Në Maqedoni ka rreth 700000 qytetarë të cilët janë të regjistruar si duhanpirës, të cilët në nivel vjetor harxhojnë 11 ton cigare, ose 5.5 kg duhan për kokë banori, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas disa kalkulimeve, brenda një viti harxhohen 87 milion euro për duhan.

Mjekët thonë se duhani është i rrezikshëm për një numër të madh sëmundjesh dhe ndikon në çdo organ të trupit të njeriut, prandaj apelojnë që të të mos pihet duhani.

Të dhënat e Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) tregojnë se në çdo 6 sekonda, një person vdes nga sëmundje që lidhet me pirjen e duhanit. Duhani vret rreth 6 milion njerëz për çdo vit, kurse 80% e të gjithë duhanpirësve në botë, që vlerësohet rreth 1 miliard, janë nga vendet me të ardhura të ulta ose mesatare./Telegrafi/

Exit mobile version