Samiti i liderëve të vendeve ballkanike, në të cili merr pjesë edhe presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, në vend të Sllovenisë është dashur të mbahet në Maqedoni, shkruajnë mediumet sllovene, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, dy muaj më parë qeveria e atëhershme në Maqedoni ka kërkuar që t’i merret roli i nikoqires dhe të zgjedhet lokacion tjetër për mbajtjen e samitit.
Arsyeja për këtë ishte kriza politike në vend, e cila kulminoi me formimin e qeverisë së re. Sipas mediumeve sllovene, vetë mbajtja e samitit është sukses pasi do të mbledh liderët e vendeve ballkanike, të cilat politikisht janë jostabile.
Në tavolinë të njëjtë do të jenë Kosova, Serbia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, si dhe Shqipëria e cila kohëve të fundit ka pasur një luftë verbale me Beogradin./Telegrafi/