Sipas Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi gjinore – ESE, në 35 komuna të Maqedonisë nuk ka gjinekolog amë, kurse në 29 komuna nuk ka numër të mjaftueshëm të gjinekologëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo shoqatë shpreh shqetësim për përparimin e kufizuar të shtetit në drejtim të përmirësimit të qasjes së shërbimeve shëndetësore për gratë dhe për shëndet riprodhues të grave në tërë territorin e Maqedonisë.
Sipas ESE-së, niveli i vdekshmërisë nga karcinomi i qafës së mitrës te gratë shënon ritje, ndërkaq kritikojnë Ministrinë e shëndetësisë se e ka ulur përfshirjen e grave në Programin për skrining të kancerit në qafën e mitrës. Buxheti për këtë vit është 2.950.000 denarë.
Ky nivel i vdekshmërisë në vitin 2011 ishte 1.5 në 100 mijë gra, kurse në 2014 ishte 4.1 në 100 mijë gra./Telegrafi/