Site icon Telegrafi

Maqedonia ka mungesë të çerdheve, 5 mijë fëmijë në listën e pritjes për t’u regjistruar

Mbi 5 mijë fëmijë në nivel shtetëror janë në listat e pritjes për tu regjistruar në çerdhe. Ministri i Punës edhe Politikës Sociale, Gjiko Vellkovski, thotë se vendi ka nevojë për më shumë çerdhe.

“Për momentin në Maqedoni ka mbi pesë mijë fëmijë që presin në listat e çerdheve për tu regjistruar dhe në periudhën e ardhshme do të duhet që të punojmë edhe në këtë aspekt që të gjithë fëmijët, ja edhe në Tetovë vetëm në këtë çerdhe presin shumë fëmijë. Do të duhet që të kujdesemi edhe për ato projekte që janë të lënë pa hapur, të tejkalohet ky problem dhe të mos kemi fëmijë që janë në listat e pritjes, që të gjithë fëmijët të jenë në përkujdesje”, tha Vellkovski.

Drejtoresha e çerdhes “Rinia” në Tetovë, Fatlinda Jahja, thotë në nivel qyteti, në listën e pritjes ka 270 fëmijë.

“Numri i pritjes është 270, dhe numri me kontrata nga ana e kopshtit janë tre. Të tjerët janë me anë të projektit 17”, u shpreh Jahja.

Në Tetovë është ndërtuar një çerdhe afër shkollës “Kirili dhe Metodi”. Edhe pse objekti është gati për punë, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve nuk do të mund të hapet, për shkak se duhet të bëhen 30 punësime.

Exit mobile version