Site icon Telegrafi

Maqedonia ka mundësi për turizëm por nuk i shfrytëzon

Shteti në këtë periudhë krize ekonomike, kur turizmi është një nga sektorët më të prekur, duhet të kërkojë tregje të reja për të tërhequr turistët. Sipas profesorit Pavle Gacov, vendi ka shumë për të ofruar, por nevojitet një strategji.

“Është industria më e mirë, industria e së ardhmes, Maqedonia për fat të keq ka mundësi, por mendoj se po bëhet shumë pak në këtë sektor, dhe prandaj ka nevojë për mbështetje. Por jo vetëm duke injektuar, duke dhënë para, fonde, por me një koncept, që na mungon. Dhe kjo është një punë që duhet bërë nga ekspertë dhe duhet të zgjasë për një periudhë të caktuar dhe mbështetje për rreth dhjetë vjet, që të bëhemi një destinacion serioz turistik”, tha Pavle Gacov-profesor.

Hotelierët thonë se ky dimër do të jetë i vështirë për të gjithë. Shumë prej tyre do të hapen në pranverë, pasi që gjatë kësaj periudhe ata i mbyllën ata.

Në përgatitjen e ofertës turistike duhet pasur parasysh edhe krizën ekonomike, sepse në kushtet e rritjes së çmimeve, turizmi është në vendin e fundit për qytetarët. Profesor Gacov bën të ditur se turizmin nuk e presin vite të mira, nëse nuk bëhet diçka. Gacov nuk pret që turizmi të rimëkëmbet shpejt./Alsat/

Exit mobile version