Site icon Telegrafi

Maqedonia importon më tepër armë sesa që prodhon

Prodhimi i armëve për nevojat e sektorit civil dhe ushtarak në vend është i dobët. Kapacitetet prodhuese mund të numërohen në gishta. Ata prodhojnë fishekzjarrë klasik ose sipas porosisë specifike, lloje të caktuara të granatave të tymit dhe gazit, por edhe një numër të vogël të municioneve të kalibrit, hedhës për raketa balistike dhe pajisje anti-plumb.

Kjo u tha në konferencën e sotme për shtyp të organizuar nga Grupimi i ri i prodhuesve të armëve, eksplozivëve dhe materieve të rrezikshme, mjeteve piroteknike dhe pajisjeve për dedikim ushtarak dhe civil,  në Odën ekonomike të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e madhe e kësaj prodhimtarie është për nevojat e MPB dhe ARM. Gjithçka tjetër, që u nevojitet këtyre dy institucioneve, por edhe gjuetarëve, si dhe dashamirëve të gjuajtjes si sport, importohet nga jashtë. Sipas statistikave, në Maqedoni importohen armë dhe pajisje ushtarake, më tepër sesa që prodhohen.

Në llogari të kësaj industrie gjithnjë fitimprurëse, për shkak të problematikave ligjore, burokracisë së ndërlikuar dhe mos ndjekjes së rrjedhave bashkëkohore, buxheti i Maqedonisë pëson humbje të mëdha.

Një pjesë e diskutuesve theksuan se pjesa më e madhe e pajisjeve të importuara prodhohej në vend, sidomos në kompleksin „Suvenir“ në Samokov, si dhe në “Eurokompoziti” të Prilepit.

“Në grupimin e ri bëjnë pjesë 28 firma të vendit. Ne si grupim do të përpiqemi ta lehtësojmë marrjen e lejes për punë, si dhe të lejes për ri eksport, ndërsa po ashtu do të përpiqemi të krijojmë një kuadër adekuat që do të mund ta zëvendësojë një pjesë të profesionistëve – theksoi kryetari i këtij grupimi, Dimitar Mangutov./Telegraf/.

Exit mobile version