Telegrafi

Maqedonia hyn në fazën e dytë të epidemisë, do të propozohen masa më të rrepta

Ministri Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp për ditën e sotme tha se Maqedonia e Veriut po hyn në fazën e dytë të epidemisë.

“Vendi hyn në fazën e dytë të epidemisë. Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive në Qeveri do të propozojë përforcim të masave”, tha Filipçe, njofton Telegtrafi Maqedoni.

Sipas tij, një ndër problemet kryesore janë bartësit e virusit pa simptoma dhe se rekomandimet qeveritare dhe shëndetësore që të shmanget distanca mes njerëzve duhet të respektohen.

Lexo po ashtu Pendarovski: Me kujdes po ndjekim situatën, mund të ketë masa më radikale

Ndryshe, Pendarovski në intervistë të tij paralajmëroi masa më të rrepte vetëm nëse organet kompetente shtetërore propozojnë një gjë të tillë./Telegrafi/