Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në të mirë të një personi, i cili ka paditur shtetin e Maqedonisë për shkak të shkeljes të së drejtës për privatësisë dhe ilaçeve joefikase në vend.
Gjykata ka pranuar padinë mbi bazë të nenit të tetë të Konventës për të drejtat e njeriut që ka të bëjë me shkeljen e së drejtës së privatësisë dhe ka shqiptuar dënim prej 9 mijë eurove, që shteti duhet t’i paguajë personit “Iks”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrojtja e të dëmtuarit gjithashtu është thirrur në nenin 13, i cili ka të bëjë me joefikasitetin e ilaçeve. Ky nen ishte i rëndësishëm për mbrojtjen për shkak se sipas tyre hap rrugën për ndryshime ligjore në Maqedoni.
Por, Gjykata ka konstatuar se ka shkelje të nenit tetë për shkak të mungesës së rregullativave.
Koalicioni “Margjinat” i cili ka mbështetur personin “Iks” para Gjykatës së Strasburgut, ka vlerësuar se pas këtij aktgjykimi Maqedonia ka për obligim të sjell ligj që do t’ju mundësojë personave trasngjinor pranim (njohje) të gjinisë së tyre.
Ndryshe, ky është vendimi i parë i Gjykatës së Strasburgut për të drejtat e personave trasngjinor në Maqedoni./Telegrafi/