Shtegu ”Perandoria Romake” që përfshinë lokalitetet arkeologjike Stobi, Skupi dhe Heraklea, është më e vizituara nga turistët e huaj në Maqedoni.
Kështu është konstatuar në takimin e Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), në kuadër të aktivitetit ”Dita e turizmit të BE-së”, në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Odës Ekonomike për Turizëm në Maqedoni.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është të theksohet se turizmi është sektori i të ardhmes, si në risi, ashtu edhe në sektorët që do të shkaktojnë risi dhe modernizim në sferën infrastrukturore./Telegrafi/