Maqedonia është e vendosur që ta zgjidh çështjen disa dekadëshe të emrit me Greqinë, që t’i zhbllokojë integrimet euroatlantike, shkruan agjencia France Press (AFP). Sipas agjencisë në dy anët po vërehen hapa të vullnetit të mirë.
“Pas dy dekadave, çështja që bllokoi hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO, duket sikur ata janë të vendosur t’i japin fund kontestit të emrit me Greqinë”, shkruan France Press, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Burime diplomatike greke për AFP thonë se ekziton mobilizim i caktuar tek grekët, pasi kanë vërejtur shenja të vullnetit të mirë në Shkup, por tani është koha kur duhet të veprohet.
Funksionarë i LSDM-së për AFP ka thënë se Greqia mund të qëndrojë në të njëjtën pozitë edhe për dy shekuj, ndërsa sipas tij, duhet të gjendet zgjidhje për zhbllokimin e proceseve.
Qeveria greke akoma nuk ka dhënë asnjë propozim për emrin, ajo pret që të vazhdojnë bisedimet dhe më pas të zbulojë qëndrimin e tyre. Në vitin 2007 qeveria e atëhershme kishte propozuar emër me përcaktim gjeografik.
Derisa të arrihet marrëveshje, hyrja në NATO për Maqedoninë është kyçe drej rrugës për në BE, e cila e ka ngrirë zgjerimin e saj së paku deri në vitin 2020./Telegrafi/