Ky shtet ka treguar se është gati të përballet me sfidën. Institucionet koordinohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me fqinjin tonë jugor. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në lidhje me emigrantët dhe do të garantojmë sigurinë e kufijve tanë dhe qytetarëve tanë, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në ditën e hapur të Ushtrisë për qytetarët gjatë kremtimit të “Javës së NATO-s”.
Ka disa ndryshime, sidomos nga pala greke, sepse një pjesë e emigrantëve e kuptuan se bëhet fjalë për lajme të rreme, se shtegu Ballkanik është e hapur, filluan të tërhiqen jashtë kampit të egër”, tha Sheqerinska.
E pyetur nëse ishte e mundur që Turqia të komplikonte rrjedhën e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, në lidhje me anëtarët e FETO-s, Sheqerinska tha se ata presin mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës./Telegrafi/