Telegrafi

Maqedonia, e zhytur në korrupsion

Maqedonia është një nga vendet e Ballkanit që po vuan më shumë korrupsionin,pasi ndodhet e zhytur thellë në këtë fenomen, shkruan prestigjiozja “Financial Times”.

Gazeta londineze thekson se qeveria maqedonase duhet të tregojë vullnet për të luftuar korrupsionin, në të kundërt do të ketë pengesa për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, në të njëjtën situatë ndodhen edhe vende të tjera të rajonit, si Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.