Site icon Telegrafi

Maqedonia e Vetme: Sikur Zaevi ashtu edhe Mickoski u bënë kapitalistë të pasur, ndërsa Maqedonia nuk është anëtare e BE-së dhe NATO-s

Në kumtesën e partisë pro-ruse “Maqedonia e Vetme” thuhet se “LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja në tubimet partiake të djeshme vazhduan me gënjeshtrat e paturpshme se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër për NATO dhe BE dhe se sapo të hyjë Maqedonia në NATO dhe BE do të rrjedh mjaltë dhe qumësht, do të vinin shumë para nga fondet e huaja, do të ketë shumë investime të huaja, të rinjtë do të punësoheshin, do të lulëzonin bizneset e brendshme”.

Ata pyesin Mickoskin dhe Zaevi se si krijuan jetë të pasur për veten dhe bënë pasuri në Maqedoni e cila është nuk është anëtare e NATO-s dhe BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Vetme vazhdimisht përsërit se populli nuk dëshiron anëtarësim në NATO dhe BE, por këtë e duan vetëm politikanët e korruptuar dhe të shitur të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, ku në qeverisjen e tyre 27 vjeçare janë vjedhur më shumë se 15 miliardë euro”, thonë nga Maqedonia e Vetme.

Ata thonë se një nga detyrat kryesore të “Maqedonisë së Vetme” në qeverisje do të jetë përgjegjësi dhe konfiskim i pasurisë së marrë nga pozita e qeveritarit./Telegrafi/

Exit mobile version