Site icon Telegrafi

Maqedonia e Vetme reagon ndaj vendimit të Gjykatës për mos lirimin nga burgu të Jani Çentos

Nga partia maqedonase “Maqedonia e Vetme” kanë reaguar ndaj vendimit të djeshëm të gjykatës e cila e refuzoi ankesën e Jani Çentos që të mbrohet në liri, i cili është i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dje Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Çentos që të lëshohet nga burgu edhe pse si garancion ka dhënë një shumë prej 530.000 euro pasuri nga shtatë familje”, thuhet në deklaratën e partisë së Maqedonisë së Vetme

Nga atje kujtojnë se më herët gjykata i kishte lëshuar nga burgu pothuajse të gjithë të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit edhe me garncione më të vogla./Telegrafi/

Exit mobile version