Telegrafi

Maqedonia e Vetme: Përgëzojmë deputetët e OBRM-PDUKM-së

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia pro ruse “Maqedonia e Vetme” thuhet se kjo parti përkrah vendimin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së të mos përkrahin ndryshimet kushtetuese që fshijnë popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas.

“Në të njëjtën kohë, urojmë deputetët e OBRM-PDUKM-së për guximin kundër presioneve të fuqishme që i lëshuan nga ana e Qeverisë kukull në Shkup dhe mentorët e tyre ndërkombëtar dhe në këtë mënyrë i numëron në faqet e ndritshme të historisë së Maqedonisë”, thonë nga kjo parti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Maqedonia e vetme në shumë raste kërkoi nga populli maqedonas të mbetet i bashkuar se Maqedonia as do ta ndryshojë emrin as do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s.

“Tash mbetet ta rrethojmë betejën. Kjo betejë është për popullin, për shtetin e Maqedonisë, dhe jo për disa interesa tjera të huaja, do ta zgjedhim me zgjedhje të parakohshme parlamentare ku Qeveria jo popullore do të humb”, thuhet në fund të kumtesës së “Maqedonia e Vetme”./Telegrafi/