Nëpërmjet një njoftimi nga partia pro-ruse “Maqedonia e vetme” thuhet se “pas ndërrimit të pushtetit do të fillojmë procedurë për amnistinë e mbrojtësve të Kushtetutës, të cilët hynë në Kuvend me besim të fortë për mbrojtje të rendit kushtetues”.
Sipas tyre, shuplakat, goditjet dhe thyerjet të dyerve në Kuvend në asnjë rast nuk mund të jenë arsye për shqiptimin e dënimeve për 200 vite, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Shërbëtori i huaj Zoran Zaev për shkak të hakmarrjes personale kundër disa personave të dënuar vazhdon të luajë me fatet e njerëzve”, thonë nga kjo parti.
Maqedonia e vetme, thonë nga kjo parti, do të mbroj interesat kombëtare dhe shtetërore./Telegrafi/