Site icon Telegrafi

“Maqedonia e vetme”: MPJ ta dëbojë ambasadorin e Kosovës, Gjergj Dedajn

Nëpërmjet një kumtese të partisë pro-ruse i bëhet thirrje ministrit të MPJ-së, Nikolla Dimitrov që “menjëherë të dëbojë ambasadorin e Kosovës në Republikën e Maqedonisë për shkak të ndërhyrjes në punët e brendshme”.

Nga kjo parti pro-ruse thonë se ambasadori kosovar e ka kërcënuar Maqedoninë nëse vendi e ekstradon një shtetas të Kosovës në Serbi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Procedura për ekstradim është kompetencë e gjykatave në Republikën e Maqedonisë”, thonë nga kjo parti duke përmendur se ndërhyrja në punët e brendshme është në kundërshtim me nenin nëntë të Konventës së Vjenës për marrëdhënie diplomatike.

“E dimë se ministri kukull Dimitrov si shërbëtor i do të duhet të konsultohet me shefat e tij të huaj, por, nëse Maqedonia pranon presionin nga një shtet virtual të quajtur Kosovë, atëherë Maqedonia definitivisht nuk mund të konsiderohet shtet me plotë kuptimin e fjalës”, thuhet në fund të njoftimi të kësaj partie./Telegrafi/

Exit mobile version